Ushtria izraelite shpëton një tjetër peng të rrëmbyer nga Hamasi

schedule15:02 - 27 Gusht, 2024

schedule 15:02 - 27 Gusht, 2024

Ushtria izraelite ka arritur të shpëtojë një prej shumë njerëzve të rrëmbyer në sulmin e Hamasit më 7 tetor, që shkaktoi luftën e vazhdueshme në Gaza.

Në deklaratën zyrtare e ushtrisë thuhet se gjatë një operacion të komplikuar në Rripin jugor të Gazës ka arritur të shpëtoje një 52 vjecar. Megjithatë ata nuk kanë dhënë më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

52-vjeçari është pjesë e pakicës arabe në Izrael dhe punonte si roje në një fabrikë paketimi, një nga disa komunitetet bujqësore që u sulmuan më 7 tetor. Ai ka dy gra dhe është baba i 11 fëmijëve.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi rrëmbyen rreth 250 njerëz në sulmin e 7 tetorit, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e mbi 40,000 palestinezëve, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, të cilët nuk specifikojnë se sa janë militantë.

Lufta ka zhvendosur 90% të 2.3 milionë banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në të gjithë territorin e bllokuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!