Ushtria e Izraelit u ka dhënë detaje mediave izraelite në lidhje me sulmet që u bënë gjatë natës.
Zëdhënësi Hidai Zilberman tha se 60 aeroplanë luftarakë shënjestruan një pjesë tjetër të asaj që ai e quajti rrjeti nëntokësor “Metro” i grupit militant i Hamas, duke shkatërruar 10 deri në 15 km tunele.
“Ne i njohim rrjetit nëntokësor çdo bosht hyrje,” citohet të ketë thënë Zilberman , duke shtuar se militantët e Hamasit janë detyruar tashmë që të veprojnë mbi tokë.
Gjithashtu ushtria Izraelite njoftoi se në shënjestër u vunë raketa-hedhëse me shumë tyta dhe shtëpitë e disa komandantëve të Hamasit.
Gjenerali tha se mbi 150 militantë të Xhihadit Islamik kanë mbetur të vrarë që nga fillimi i luftimeve tetë ditë më parë. Nga ana tjetër, Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Gaza ka njoftuar se 212 persona, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, kanë mbetur të vrarë. sb/abcnews.al/