Ushtria izraelite njoftoi se shënjestroi dhjetëra objektiva të Hezbollahut në qytetin e vogël Nabatieh, në Libanin jugor, ku është vendosur lëvizja pro-iraniane.
“Ushtria izraelite goditi dhjetëra objektiva terroriste të Hezbollahut në rajonin Nabatieh”, thuhet në deklaratë.
Sakaq, janë goditur infrastruktura, qendrat komanduese të Hezbollahut dhe depot e armëve, përveç infrastrukturës civile.
Ushtria izraelite shtoi se forcat detare goditën dhjetëra objektiva të tjerë “në koordinim me trupat tokësore”.
Guvernatori i Nabatieh Hovaida Turk tha se këtë të mërkurë se ka pasur dhjetë sulme izraelite në qytetin, i cili është bastion i dy lëvizjeve aleate shiite, Hezbollahut dhe Amal. Ai theksoi se në një nga sulmet, në selinë e qeverisë lokale, u vra kryetari i bashkisë Nabatieh Ahmad Khalil.
Kryeministri libanez Najib Mikati dënoi sulmin “të qëllimshëm” në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Nabatieh.
Izraeli gjithashtu nisi një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit herët këtë mëngjes vetëm disa minuta pasi ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi. Ushtria tha se goditi një depo të “armëve strategjike” të Hezbollahut.
Për gati një muaj, që kur filloi sulmet në Liban, ushtria izraelite ka përqendruar bombardimet e saj në periferitë jugore të Bejrutit dhe gjithashtu ka shënjestruar bastionet e Hezbollahut në lindje dhe jug të atij vendi./abcnews.al