Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushtria izraelite publikon videon: Si i kanë shkatërruar me bombardime tunelet e Hamasit

schedule22:05 - 19 Maj, 2021

schedule 22:05 - 19 Maj, 2021

Sistemi i tuneleve nëntokësore në Gaza ka qenë në shënjestër të forcave të armatosura izraelite gjatë 24 orëve të fundit, duke e konsideruar atë një goditje të madhe në rrjetin e korridorit palestinez.

Deri më tani, ushtria izraelite pretendon se ka shkatërruar me zjarr artilerie dhe nga ajri, më shumë se 100 kilometra, rrjetin e tuneleve të quajtur nga palestinezët “metro” dhe është i vlefshëm për ta për lëvizjen e municioneve dhe njerëzve.

Sulmet, sipas ushtrisë izraelite, do të ndihmojnë në uljen e konsiderueshme të aftësive operacionale të Hamasit. Një video e ushtrisë izraelite tregon në detaje goditjet që i ka dhënë tunelit ditët e fundit.

“Organizata terroriste Hamas ka investuar shumicën e financave dhe përpjekjeve të saj gjatë dekadës së fundit në gërmimin e një sistemi kompleks të tuneleve nëntokësore në të gjithë Rripin e Gazës,” thuhej në video. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!