Ushtria izraelite deklaroi të martën se shkatërroi disa tunele në një zonë banimi në pjesën verilindore të Rripit të Gazës.
Ushtarët, me ndihmën e rezervistëve, gjetën dhe shkatërruan “një numër tunelesh të vendosura në një lagje civile në zonën Beit Hanoun” të hënën, thanë në një deklaratë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, shkruan CNN.
IDF lëshoi gjithashtu një video që pretendonte se tregonte ushtarët e saj duke shkatërruar tunele në Beit Hanoun./abcnews.al