Pas një nate sulmesh ajrore, tashmë ka një shtytje ushtarake në terren në pjesën veriore të kampit Nuseirat. SIpas disa raportimeve, thuhet se ushtria po përgatit një “operacion të kufizuar” atje.
Kur ushtria njoftoi tërheqjen e saj nga Khan Younis jugore , ajo mbajti një brigadë të tërë në zonën që ndan Gazën veriore nga jugu. Nuseirat është shumë afër vendosjes së trupave në zonë.
Ky operacion shoqërohet me praninë e dronëve sulmues që fluturojnë poshtë në qytetin jugor të Rafahut, të cilët po shkaktojnë një valë paniku mes kërcënimit të një zgjerimi të operacioneve ushtarake këtu./abcnews.al