Ushtria izraelite: Më shumë se 20 raketa janë lëshuar nga Libani në zonën e Haifës dhe Galilesë

schedule08:19 - 4 Tetor, 2024

schedule 08:19 - 4 Tetor, 2024

Ushtria izraelite njoftoi se në orën e kaluar janë lëshuar rreth 20 raketa nga Libani drejt zonës së Haifës. Ushtria thotë se shumica e raketave u kapën, ndërsa të tjerat goditën zona të pabanuara, raporton The Times of Israel.

Raketat u hodhën gjithashtu drejt zonës së Galilesë, dhe ato gjithashtu u kapën ose goditën zona të pabanuara, sipas deklaratës. Izraeli po kryen sulme ajrore në ato që ai thotë se janë pozicionet e Hezbollahut në Liban dhe më 1 tetor filloi operacionet tokësore në Libanin jugor./abcnews.al