Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve në disa lagje të periferive jugore të Bejrutit që të evakuohen të hënën mbrëma sipas kohës lokale.
Zonat nën urdhrin e fundit të evakuimit ishin periferitë e Burj Al-Barajneh dhe Hadath, tha zëdhënësi arab i IDF Avichay Adraee në një postim në X. Postimi u shoqërua nga një hartë e zonës me ndërtesa specifike të identifikuara, shkruan CNN.
“Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e familjeve tuaja, ju duhet t’i evakuoni menjëherë këto ndërtesa dhe ato përreth dhe të largoheni të paktën 500 metra prej tyre,” paralajmëroi Adraee qytetarët libanezë.
Më herët të hënën, një sulm izraelit shkaktoi një shpërthim të madh pranë aeroportit të Bejrutit në periferinë jugore të kryeqytetit libanez.
Shtylla të mëdha tymi u panë që ngriheshin nga lagjja jugore Dahiyeh pas sulmit, megjithëse avionët vazhduan të niseshin dhe të ulen në aeroportin ndërkombëtar të Bejrutit./abcnews.al