Dy palestinezë u vranë nga forcat izraelite ditën e sotme gjatë një bastisje në një kamp refugjatësh në zonën e Hebronit, në jug të Bregut Perëndimor.Viktimat ishin 17 dhe 31 vjeç.
Më shumë se 300 palestinezë në Bregun Perëndimor janë vrarë nga ushtarët dhe në disa raste nga kolonët izraelitë, që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor, sipas një raporti të qeverisë palestineze.
/abcnews.al