Ushtria izraelite arreston katër të dyshuar për një sulm në Bregun Perëndimor

schedule17:35 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 17:35 - 19 Dhjetor, 2021

Ushtria izraelite tha të dielën se forcat e saj kapën katër të dyshuar palestinezë që besohet se kanë marrë pjesë në një sulm vdekjeprurës me armë zjarri në Bregun Perëndimor.

Në incidentin e së enjtes, të paktën një palestinez i armatosur hapi zjarr ndaj një makine të mbushur me studentë të një seminari hebre pranë një vendbanimi në Bregun Perëndimor. Një 25 vjeçar u vra dhe dy të tjerë u plagosën pranë Homeshit, i cili konsiderohet i paligjshëm nga qeveria izraelite.

Ushtria tha se të dyshuarit u arrestuan në fshatin verior Silat al-Haaretia të Bregut Perëndimor, dhe “iu dorëzuan forcave të sigurisë për hetime të mëtejshme. ”

Autoritetet izraelite nuk i identifikuan menjëherë të dyshuarit.

Policia kufitare izraelite publikoi një fotografi të një numri armësh dhe municionesh që tha se u përkisnin të dyshuarve.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett përgëzoi forcat e sigurisë për arrestimin, duke shtuar se “çdo terrorist duhet ta dijë se shteti i Izraelit do ta vërë para përgjegjësisë.”

Zhvillimet vijnë pas javësh intensifikimi të dhunës izraelito-palestineze. Në fillim të këtij muaji, një sulmues palestinez goditi me thikë dhe plagosi rëndë një hebre ultra-ortodoks jashtë qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Dhe pak më shumë se një javë më herët, një militant i Hamasit hapi zjarr në Qytetin e Vjetër, duke vrarë një izraelit.

Në të njëjtën kohë, dhuna e izraelitëve nga vendbanimet kundër palestinezëve është rritur, veçanërisht në Bregun Perëndimor verior.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor dhe Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, dhe në ato vendbanime mbi 700,000 izraelitë. Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet izraelite pengesa të paligjshme ndaj paqes.

Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor si pjesë të një shteti të ardhshëm të pavarur./ VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!