Operacione të gjera në të gjithë Bregun Perëndimor u kryen të mërkurën mbrëma nga ushtria izraelite (IDF) dhe Shin Bet, në koordinim me policinë kufitare, duke rezultuar në arrestimin e 60 personave të dyshuar për lidhje me Hamasin, sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite.
Në mesin e të arrestuarve përfshihen 46 anëtarë aktivë të organizatës palestineze, ndërsa sipas të njëjtave informacioneve nga 7 tetori e deri më sot janë arrestuar rreth 1000 persona në kërkim, ku 660 kanë lidhje me Hamasin.
Në të njëjtën kohë u konfiskuan dy armë M-16, ndërsa u shkaktuan trazira edhe në një qendër paraburgimi në qytetin e Tubas, ku palestinezët gjuajtën me gurë policinë dhe ata u përgjigjën me të shtëna.
/abcnews.al