Franca thotë se ka vrarë liderin e al-Qaeda në Afrikën e veriut, Abdelmalek Droukdel, në një operacion në Mali.
Ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se Droukdel së bashku me anëtarët e rrethit të tij të ngushtë ishin vrarë në veri të vendit të Mërkurën.
Forcat franceze kanë kapur gjithashtu një komandant të lartë të grupit të Shtetit Islamik në Mali në një operacion në maj.
“Operacionet e guximshme kishin kryer goditje të mëdha për grupet terroriste. Forcat tona, në bashkëpunim me partnerët e tyre në Sahel, do të vazhdojnë t’i gjuajnë me pamëshirë,” tha ministrja.
Droukdel është dënuar nga një gjykatë në Algiers së bashku me 18 persona të tjerë për vrasje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste. Ai akuzohet për sulmet me bombë në Algjeri në vitin 2007, që i shkaktuan vdekjen 22 personave dhe lanë të plagosur 200 të tjerë. /abcnews.al