Ushtria e Ukrainës: Forcat ruse u përqendruan në bombardimin e depove të karburantit

schedule07:25 - 29 Mars, 2022

schedule 07:25 - 29 Mars, 2022

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në përditësimin e tij të fundit këtë të martë ka bërë me dije se Rusia vijon sulmet me raketa në lagjet e banuara në të gjithë vendin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fokusi i sulmeve është në shënjestrimin e ndarjeve të depozitimit të karburantit në një përpjekje për të komplikuar logjistikën dhe krijimin e kushteve për një krizë humanitare.

Ndërkaq kujtojmë se në luftimet e ditëve të fundit janë goditur depot e karburantit në disa qytete si kryeqyteti Kiev, si dhe Lviv, Rivne, Zhytomyr dhe Lutsk.

Gjithashtu ushtria ukrainase pretendon se njësitë ruse po terrorizojnë popullsinë lokale në kryeqytetin Kiev, Zaphorizhzhia në juglindje, Kherson në jug dhe Kharkiv në lindje duke plaçkitur, rrëmbyer dhe mbajtur peng civilë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!