Ushtria e Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës stërvitje të përbashkët për operacione luftarake

schedule14:08 - 26 Maj, 2022

schedule 14:08 - 26 Maj, 2022

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Për këtë stërvitje ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se po vazhdohet me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacioni luftarake.

“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të forte”, ka shkruar Mehaj, raporton Express.