Ushtria izraelite ka vrarë 3 palestinezë dhe ka plagosur mbi 150 të tjerë në Rripin e Gazës gjatë një protestë kundër vendimit të Trump për Jeruzalemin. Mes viktimave është edhe një person i cili qëndronte në një karrige invalidësh.
Vijon tensioni në Lindjen e Mesme. Ushtria izraelite ka vrarë 3 palestinezë dhe ka plagosur mbi 150 të tjerë të premten. Lajmi është konfirmuar nga Rojters që citon zyrtarët e ekipeve mjekësore. Përleshja ka ndodhur në një protestë masive kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan, Donald Trump. Shumica e viktimave u shënuan në kufirin e Rripit të Gazës, ku mijëra palestinezë lëshuan gurë kundër ushtrisë izraelite. Mjekët treguan për Rojters se dy protestues, njëri prej tyre në karrige invalidësh, u vranë dhe 145 të tjerë u plagosën.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, një territor tjetër ku palestinezët kërkojnë pronësinë së bashku me Jeruzalemin lindor, mjekët thanë se një protestues u vra dhe pesë të tjerë u plagosën nga armë zjarri nga forcat izraelite. Sipas policisë së shtetit hebre, një palestinez u qëllua pasi goditi me thikë dhe plagosi një anëtar të njësisë së tyre. Dëshmitari i Rojters raporton se viktima mbante një thikë në dorë dhe kishte veshur diçka që dukej si një jelek bombë. Por autoritetet e Palestinës thanë se jeleku ishte fals.
Palestinezët – dhe bota e gjerë arabe dhe muslimane – u zemëruan në njoftimin e Trump në dhjetor, i cili përmbysi dekada të paqëndrueshmërisë së politikës së SHBA për Jerusalemin, një qytet ku edhe Izraeli dhe Palestina dëshiron sovranitetin. Europa edhe Rusia kanë kundërshtuar vendimin me forcë dhe janë shprehur shumë të shqetësuar lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme./abcnews.al