Ushtria e Izraelit paralajmëron njerëzit të largohen nga zonat afër aeroportit Sana

schedule16:09 - 6 Maj, 2025

schedule 16:09 - 6 Maj, 2025

Ushtria e Izraelit ka paralajmëruar njerëzit që të largohen nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana.

Ky paralajmërim vjen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit.

Tensionet janë përshkallëzuar mes Izraelit dhe rebelëve Huthi të Jemenit, sepse grupi i lidhur me Iranin po vazhdon të kryejë sulme si përgjigje ndaj zgjerimit të operacioneve të Izraelit në Rripin e Gazës.

“Mosevakuimi ju vë në rrezik”, tha ushtria izraelite drejtuar njerëzve në Sana, duke publikuar një hartë të zonës përreth Aeroportit Ndërkombëtar të Sanas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!