Ushtria e Gjermanisë në krizë

schedule12:28 - 16 Shkurt, 2018

schedule 12:28 - 16 Shkurt, 2018

Mediat gjermane thonë se ushtria e qeverisë së Berlinit është në krizë. Në bazë të publikimit të një dokumenti konfidencial, bëhet me dije se Forcat e Armatosura nuk kanë mjete të mjaftueshme ushtarake.

Forcat e armatosura gjermane janë në krizë dhe pa mjete ushtarake. Ky është zbulimi i gazetës “Die Welt”, që boton përmbajtjen e një dokumenti konfidencial në sajë të pjesëmarrjes në 2019 në Task Forcën Shumëkombëshe të emërtuar: Njësia Shumë e Lartë e Gatishmërisë. Ky është një operacion që Brigada e Nëntë do të duhet ta drejtojë.

Dokumenti i publikuar nga e përditshmja gjermane shkon deri në detaje. Sipas “Die Welt, në Brigadën e 9-të, e cila posedon vetëm nëntë tanke “Leopard 2” duhej të ishin 44 të tillë që janë aq shumë të nevojshëm. Kjo njësi mund të furnizohet vetëm me 14 vetura të blinduara.

Mungesa e automjeteve penalizohet rëndë nga fakti se ushtria nuk ka pjesë të mjaftueshme rezervë. Deficiti ka të bëjë edhe me armë dhe veshje. Shumë avionë gjithashtu mund të përdoren disa muaj në vit; pjesa tjetër e kohës janë nën mirëmbajtje.

Gjermania është në kërkim të dëshpëruar për armatime në njësi të tjera ushtarake. Ndërsa e përditshmja shton në zbulim se në bazë të rezultateve të një sondazhi të kohëve të fundit, populli dëshiron një Gjermani më pak të prirur drejt misioneve ushtarake dhe është shprehur kundër kostove që sjellin përforcimet ushtarake./abcnews.al