Ushtria blindon Rinasin, Balluku ultimatum kontrollorëve: Kulla nuk është dyqan, punë ose jashtë

schedule18:48 - 7 Prill, 2021

schedule 18:48 - 7 Prill, 2021

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror që të rikthehen në punë ose për ndryshe do të nxirren me forcë nga institucioni që sipas saj e kanë kyçur duke e kthyer në dyqan.

Një gjë e tillë, tha në vazhdim Balluku është e papranueshme prandaj policia do të ndërhyjë. Ministrja akuzoi se pas grevës së kontrollorëve për pagat qëndron opozita.

T’i jepni mundësi shtetit shqiptar që të sjellë vaksinat. Jeni të lutur të gjithë ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës, që të qëndroni dhe të deklaroni se jeni të aftë për punë, të vazhdoni punën, të hyni dhe dilni në ndërtesë. Të gjithë të tjerët që nuk duan të operojnë që nuk ofrojnë shërbim, po jua përsëris.

Keni kyçur derën e vetme të shqiptarëve me Europën, keni vendosur çelësin, keni ulur qepenin. Ky që keni bërë ju sot e turpëruar Albcontroll e kthyer në dyqan. 5 masha të politikës se nuk jeni më shumë e kthyen Albcontrollin në dyqan me tra dhe qepen dhe nuk i vendosët asnjë tabelë se kur ktheheni dhe kur ikni.

Të gjithë ju të tjerët që kërkoni të drejtën tuaj që ne jua kemi marrë parasysh, që jemi ulur disa herë. Albcontroll ka marrë një kredi për t’u paguar pagat e 2490 dollarëve, nëse na sugjeroni të marrim edhe një tjetër, nuk e pranojmë, si do të paguhet me këtë trafik që është sot?!

Ju lutem të gjithë kontrollorët që ndjejnë përgjegjësi të kthehen në detyrë sipas organizimeve të turneve që keni, të gjithë ata që kanë vendosur ta mbyllin dyqanin, ky nuk është dyqan, por edhe një ndërtesë e sigurisë së lartë.

Eshtë humbur besimi nga disa prej jush dhe nga momenti që kryet këtë veprim mund të kryeni aksione të tjera të rrezikshme për hapësirën shqiptare. Për këtë arsye ndërtesa do të merret në ruajtje nga ushtria dhe policia do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën për ata kontrollojë që nuk bëjnë detyrën” deklaroi ministrja./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!