Ushtria armene sulmon gazetarët turq

schedule09:44 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:44 - 28 Shtator, 2020

Ushtria e Armenisë vendosi në objektivin e saj ekipin e Anadolu Agency (AA) i cili ndodhej me detyrë në rajon gjatë sulmeve kundrejt Azerbajxhanit. Ekipi i AA-së në orët e para të mëngjesit mbërriti në vijën e frontit për të filmuar sulmet që Armenia ndërmori ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Në zonën ku gazetarët po merrnin pamje filmike lidhur me situatën e fundit në afërsi të fshatit Kapanli, fillimisht u vunë re dy mjete ajrore pa pilot.

Armenia filloi të kryejë goditje me mortaja duke vendosur në objektiv pikën ku ndodhej ekipi i AA-së, i cili së bashku me ekipin e TRT po kryenin detyrën njëkohësisht. Në sulmin e kryer me të shtënat e më shumë se një topi thuhet se një predhë ra në afërsi rreth 100 metra larg gazetarëve.

Goditjet artilerike vazhduan, ndërsa ekipet e AA-së dhe TRT-së u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi duke hipur në automjetin e tyre. Në orët e para në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan filluan përleshjet pasi forcat armene hapën zjarr ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit./abcnews.al