Ushtari në Gjirokastër i asfiksuar nga zjarret, Peleshi: Gjendja e tij është e qëndrueshme

schedule21:07 - 3 Gusht, 2021

schedule 21:07 - 3 Gusht, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka përditësuar qytetarët në lidhje me gjendjen shëndetësore të ushtarit të Forcave të Armatosura që pësoi gjendje asfiksie ndërsa përballej me zjarret në terren.

Ministri bën të ditur se gjendja e Edlir Goxhajt është e qëndrueshme. Sipas tij, Goxhaj vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.

Po ashtu, Peleshi shpreh mirënjohjem për punën e bërë nga çdo efektiv në luftën kundër flakëve.

POSTIMI 

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!