Ushtarët ukrainas në Bakhmut u bëjnë thirrje liderëve perëndimorë: Na jepni më shumë armë

schedule15:26 - 17 Shkurt, 2023

schedule 15:26 - 17 Shkurt, 2023

Ushtarët ukrainas që po luftojnë me rusët në qytetin lindor të Bakhmut kanë një mesazh për liderët perëndimorë që janë mbledhur sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Na jepni më shumë pajisje ushtarake, më shumë armë dhe ne do të shkatërrojmë pushtuesit rusë”, tha Dmytro.

Forcat e Moskës kanë intensifikuar luftimet rreth qytetit kyç, i cili ka qenë në qendër të pushtimit rus prej muajsh.

Ushtarët ukrainas atje i treguan një gazetari përfitimet e automjeteve të blinduara Bushmaster të ofruara nga Australia, për të cilat ata thanë se mbronin ushtarët nga plumbat, mundësojnë evakuimin e të plagosurve.

“Ka pasur raste kur janë shpërthyer mina antitank dhe ushtarët nuk kanë pësuar lëndime serioze,” tha Dmytro.

Ndërkohë, guvernatori i Luhanskut tha se sulmet tokësore dhe ajrore janë në rritje.

“Sot është mjaft e vështirë në të gjitha drejtimet,” tha Serhiy Haidai.

“Ka përpjekje të vazhdueshme për të shkatërruar linjat tona të mbrojtjes,” tha ai për luftimet pranë qytetit të Kreminës.

/abcnews.al