Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ka tronditur të gjithë botën. Reagimet kanë qenë të shumta si nga figura të njohura të skenës, politikës dhe qytetarë të thjeshtë.
Së fundmi, ushtarët ukrainas kanë nderuar mbretëreshën duke shkruar emrin e saj në predha artilerie.
??/?? Українські артилеристи із вдячністю вшановують славетну лідерку великого народу / Ukrainian artillery men’s sincere gratitude and respect to the remarkable leader of a great nation pic.twitter.com/BGoUGCf1eF
— Відбій пожизненной тривоги (@denintern) September 9, 2022
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Lajmi u konfirmua përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua.
Pallati njoftoi: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit./abcnews.al