Ushtarët kinezë të kapur në Ukrainën lindore, thirret diplomati i Kinës për të dhënë shpjegime

schedule16:10 - 8 Prill, 2025

schedule 16:10 - 8 Prill, 2025

Kinezët e kapur në Ukrainën lindore, thirret diplomati i Kinës për të dhënë shpjegime

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha për mediat e huaja se ka thirrur të ngarkuarin me punë të jashtme të Kinës në ministri për të kërkuar një shpjegim për burrat kinezë që luftojnë në vend.

Andrii Sybiha tha me anë të një postim në llogarinë “X” se prania e qytetarëve kinezë “duke luftuar si pjesë e ushtrisë pushtuese të Rusisë” vë në pikëpyetje qëndrimin e deklaruar të Kinës për paqen.

Ditën e sotme dy ushtarë kinezë u kapën gjatë luftës në Ukrainën lindore. Gjatë një deklarate Presidenti Zelenskyy theksoi se forcat e tij ushtarake ishin përballur me gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre u kapën për t’u burgosur.

Kina është aleate e Rusisë dhe jo pak herë është akuzuar për ndihmën e saj në luftën e Rusisë me Ukrainën. Megjithatë Pekini ka mohuar vazhdimisht akuzat se ka furnizuar forcat e Kremlinit me armë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!