Ushtarët francezë vrasin udhëheqësin e grupit të Shtetit Islamik në Sahara

schedule08:21 - 16 Shtator, 2021

schedule 08:21 - 16 Shtator, 2021

Udhëheqësi xhihadist i grupit të Shtetit Islamik në Sahara është vrarë nga ushtria franceze, tha Presidenti Emmanuel Macron.

Duke shkruar në Twitter, Macron e përshkroi vdekjen e Adnan Abu Walid Al-Sahraëi si një “sukses të madh në luftën kundër grupeve terroriste në Sahel”.

Forcat franceze, të mbështetura nga inteligjenca amerikane, kanë qenë në kërkim të qelizave xhihadiste në rajon prej vitesh.

Grupet kryengritëse islamike janë përhapur në të gjithë rajonin, përfshirë Mali, Niger, Çad dhe Burkina Faso. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!