Polemika të shumta në Britaninë e Madhe pas publikimit të një videoje ku ushtarë britanikë përdorin si tabelë qitjeje në poligon, portretin e liderit ët laburistëve Jeremy Corbyn. Ky i fundit është shprehur se ishte i shokuar nga ngjarja.
Jeremy Corbyn u shpreh i shokuar nga pamjet filmike që tregojnë disa ushtarë britanikë, të cilët stërviten në poligon duke i qëlluar një tabele, ku është vendosur fotografia e liderit laburist. Në një deklaratë për mediat, ai i bëri apel Ministrisë së Mbrojtjes që të niste hetimet për atë që ka ndodhur dhe autorët e videos.
Ngjarja e cilësuar si kërcënuese dhe nga mediat britanike u dënua si totalisht e papranueshme nga një zëdhënës i ushtrisë, por dhe përfaqësues të qeverisë konservatore. Ndërsa ministri i Brendshëm, Gevin Uilliamson premtoi nisjen e hetimeve të brendshme që sipas BBC, kanë filluar.
Për mediat ka qenë e vështirë që të përcaktojnë origjinën e pamjeve, që sipas disa gazetarëve mund të jetë filmuar mes ushtarëve britanikë në Afganistan. Nga radhët e Partisë Laburiste kërkohet që rezultatet e hetimeve të bëhen publike./abcnews.al