Futen në fuqi ndryshimet në ligjin “për disiplinën në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Nga dita e sotme nëse je ushtarak dhe ke kritika për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk duhet t’i shprehësh publikisht, në formë shkresore, elektronike apo verbale, pasi në të kundërt rrezikon përjashtimin nga struktura. Ky është një nga ndryshimet që ka pësuar ligji për masat disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.
“Shprehja e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura, në formë shkresore, elektronike ose verbale, që cenon imazhin e institucionit apo personalitetin e ushtarakëve të tjerë të Forcave të Armatosura” thuhet në një nga pikat e ndryshuara që janë miratuar. Kjo do të thotë se për cdo vërejtje, ushtarakët nuk duhet të flasin nëse duan që të vazhdojnë të jenë pjesë e FA-së.
Gjithashtu ushtarakët duhet të deklarojnë ilaçet që marrin. “Mosdeklarimi i përdorimit të barnave për arsye mjekësore, që krijojnë efekte në sjelljen ose aftësitë fizike të tij është shkelje disiplinore është shkelje”.
Ushtarakëve u ndalohet postimi i fotove në rrjetet sociale. “Publikimi i paautorizuar në rrjetet sociale i pamjeve personale ose i çdo efektivi të Forcave të Armatosura me armatim ushtarak, simbole dhe mjete teknike ushtarake është shkelje disiplinore”.
I ndaluar është edhe përdorimi i pijeve alkoolike gjatë shërbimit apo në rastet kur është me uniformë, me përjashtim të aktiviteteve zyrtare. “Mbajtja e uniformës ushtarake në lokale nate, kazino, lojëra fati dhe në ambiente të tjera të ngjashme me këto është shkelje”./ db/ Abcnews.al