Ushtaraket e suksesshme përcjellin mesazhe për ditën e gruas

schedule15:40 - 8 Mars, 2019

schedule 15:40 - 8 Mars, 2019

Edhe gratë po ndërtojnë karrierën e tyre në sektorin ushtarak i cili është dominuar gjithnjë nga meshkujt.  4 gra dhe vajza na përcjellin përvojën e tyre në mbrojtjen e shtetit shqiptar duke vërtetuar se jemi të barabartë.

Ministrja e Mbrojtjes gjithnjë është dominuar nga burrat, por  gratë kanë vërtetuar se ato mund të jenë po aq të afta.

“Të shërbesh me uniformë për mua nuk ka qenë e vështirë”, thotë njëra nga ushtaraket.

Tanimë, 110 vite pas themelimit të shoqatës së parë të grave shqiptare, ato po dominojnë. Ministria e Mbrojtjes, ka publikuar histori suksesi të disa vajzave për këtë 8 mars.

“Mendoj që gratë janë po aq të forta që të përballojnë jetën familjare dhe karrierën e tyre. Dikur, vetëm një burrneshë trajtohej në nivel të barabartë, por historia po rrjedh ndryshe”, thotë një tjetër.

Ndërsa ushtarakja tjetër shprehet se : “Kur isha në mision nuk e kam patur të vështirë, kam patur mbështetjen e familjes”.

20% e studentëve ushtarakë shqiptar janë vajza.  Ato nuk e ndjejnë veten më të dobëta se burrat dhe këtë e vërtetojnë me punën e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!