Ushqimi që përmirëson aromën e keqe të gojë

schedule22:56 - 15 Mars, 2022

schedule 22:56 - 15 Mars, 2022

Një nga situatat më të bezdisshme që i vë shumë njerëz në pozitë të vështirë është aroma e keqe e gojës.

Nëse i përkisni kësaj kategorie dhe përpara se të provoni ta zgjidhni problemin me çamçakëzin, duhet të dini se mund ta përballoni aromën e keqe të gojës me disa ushqime që mund t’i konsumoni çdo ditë.

Një prej tyre është kosi. Përveç të gjitha përfitimeve të tjera që ka, kosi mund t’ju lehtësojë nga aroma e keqe e gojës. Kjo, natyrisht, nuk është e rastësishme. Hulumtimet kanë treguar se bakteret e gjalla në kos mund të shtypin nivelet e aromës së keqe të gojës të shkaktuar nga bakteret./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!