Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ushqimet që nuk duhet të hani asnjëherë para gjumit

schedule22:50 - 22 Shkurt, 2022

schedule 22:50 - 22 Shkurt, 2022

Ekspertët theksojnë se disa ushqime duhen shmangur gjatë natës pasi do t’ju prishin gjumin. Mund të mos zgjoheni natën por do të flini më keq, kështu që të nesërmen do të jemi pak të lodhur. Është me rëndësi që të hiqni dorë nga këto ushqime:

Çokollata

Jo vetëm që do të konsumoni sheqer, por edhe kafeinë. Çokollata nuk përmban shumë kafeinë, por edhe një sasi e vogël e këtij kimikati mund të prishë gjumin.

Yndyra

Qumështi, kosi, avokado, akullorja, arrat, gjalpi dhe djathi janë në listën e shmangies sepse ushqimet e yndyrshme treten ngadalë.

Ushqimi i thartë

Ushqimi i skuqur dhe pikant nuk duhet të hahet para gjumit sepse është “ushqim i thartë”, dhe deri në 10 për qind e meshkujve të rinj vuajnë nga acidi edhe pse nuk e dinë.

Alkooli

Ndoshta një ose dy gota do t’ju ndihmojë të flini më lehtë, por alkooli prish fazën më të thellë në të cilën pushojmë më mirë.

Këshillë: Nëse jeni të uritur, hani një banane ose kivi, drithëra integrale sepse rrisin sekretimin e serotoninës, vezë të fërguara që gatuhen më shpejt se vezët e ziera. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!