Ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e migrenës

schedule15:40 - 21 Janar, 2020

schedule 15:40 - 21 Janar, 2020

Migrena është e padëshiruar dhe vështirë se mund shërohet.Ata që vuajnë nga dhimbja e kokës e dinë se sa e vështirë është.

Marrja e ilaçeve për të parandaluar dhimbjen ju ndihmon përkohësisht, por dhimbja e kokës mund të kthehet sërish.

Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë nëse keni migrenë:

Avokado: Një arsye për të dashur dhe konsumuar më shumë këtë frut,avokado gjithashtu lufton migrenën. I pasur me antioksidantë si lutein dhe zeaxanthin, avokadot jo vetëm që mund të largojnë dhimbjen e kokës tuaj, duke e konsumuar mund t’i mbani larg këto dhimbje të padurueshme.

Fiku: Fruti përmban kalium i cili ndihmon në uljen e inflamacionit dhe mbajtjen larg të dhimbjes.

Salmoni:Në të gjenden plot acide të yndyrave omega-3 dhe vitaminë B-2, konsumimi i salmonit parandalon që trombocitet tuaja të mos grumbullohen, gjë që i bënë dhimbjet e kokës më të shpeshta.

Patatet e ëmbla: E pasur me vitaminë C, vitaminë B1 dhe kalium, konsumimi i patateve të ëmbla kur vuani nga një dhimbje koke do të ju qetësojë.

Karrota: Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës, sigurohuni që të mbani nën kontroll nivelin e ujit tuaj. Ushqimet që kanë përqindje te madhe të ujit ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, karrotat janë të këshilluaranë këto raste./abcnews.al