Ushqimet që do t’ju ndihmojnë të dukeni më të rinj

schedule11:29 - 7 Gusht, 2020

schedule 11:29 - 7 Gusht, 2020

Të gjithë duam të dukemi më të rinj se ç’jemi dhe të jetojmë sa më gjatë. Edhe pse një ndër faktorët që luan një rol kryesor është gjenetika, regjimi ushqimor është jetik, i cili ju ndihmon të rrisni jetëgjatësinë dhe të keni një lëkurë më të shëndetshme. Këto janë ushqimet që luftojnë plakjen sipas Bright Side.

Avokado

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Me siguri keni dëgjuar se avokado ju bën të fitoni peshë për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës, por ato janë shumë të shëndetshme. Konsumimi i një avokadoje në ditë ul nivelin e kolesterolit dhe ndikon në procesin e rigjenerimit të lëkurës. Ai i siguron trupit vitaminë C, kalium, dhe antioksidantë, sk dhe është i pasur me acid folik.

Frutat e pyllit
11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Luleshtrydhet, manaferra, boronicat kanë veti antioksiduese që parandalojnë ose vonojnë disa dëmtimin e qelizave dhe mund të zvogëlojnë ënjtjen dhe dhimbjen. Rekomandohet që të konsumoni boronica pasi ato përmirësojnë ndihmojnë dhe në parandalimin e sëmundjeve urinare, Alzheimerit dhe shëndetit mendor.

Karotat

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Kjo perime është e njohur për shëndetin e syve falë beta-karotenit, një substancë e cila shndërrohet në vitaminë A. Ndihmon që retina dhe pjesët e tjera të syrit të funksionojnë pa probleme. Parandalon gjithashtu rrudhat e parakohshme të lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve UV.

Frutat agrume

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Agrumet janë një burim kryesor i vitaminës C dhe acidit folik. Ato ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe acidit urik në gjak. Nëse i konsumoni rregullisht, do t’ju ndihmojnë të parandaloni problemet e qarkullimit të gjakut, gjendjen e zemrës dhe sëmundjet të cilat shkaktojnë dhimbje në nyje. Konsumimi i lëngut të limonit me stomak bosh pastron zorrën e trashë dhe detoksifikon trupin.

Hudhra

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Hudhra vret shumicën e infeksioneve nëse përdoret siç duhet. Vlerat që ofron hudhra kundër plakjes, e bëjnë atë një nga antibiotikët më të mirë natyrorë. Ajo gjithashtu balancon kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe hipertensionin, dhe ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit.

Çokollata e zezë

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Çokollata e zezë ka përfitime të shumta shëndetësore. Përmban antioksidantë siç janë flavonoidet që mbron lëkurën nga dëmtimi UV, lufton radikalet e lira dhe përmirëson hidratimin. Çokollata me të paktën 75% kakao që do t’ju japë të gjitha përfitimet e antioksidantit.

Vaj ulliri

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Vaji i ullirit nuk është vetëm një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme, por gjithashtu një produkt i shkëlqyer për lëkurën. Është një nga burimet kryesore të acidit alfa-linolenik i cili e mban lëkurën të hidratuar dhe tonifikuar, duke parandaluar plakjen. Aplikoni disa pika vaj ulliri rreth syve tuaj, përpara se të shkoni në shtrat. Kjo do ta bëjë lëkurën tuaj të lëmuar dhe të hidratuar dhe të zvogëlojë shfaqjen e rrudhave të imëta.

Domate

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Domatet janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës A, vitaminës C dhe acidit folik. Likopeni, i cili është përgjegjës për ngjyrën e kuqe të domateve të pjekura, është një antioksidant 14 herë më i madh se resveratroli që gjendet në verën e kuqe. Mbron lëkurën nga rrezatimi UV dhe gjithashtu ka një efekt të shkëlqyeshëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe infektive.

Peshku

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Peshku është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore Omega 3 të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe ndihmojnë në nivelin e ulët të kolesterolit. Ato janë gjithashtu shumë të mira për kujdesin e lëkurës pasi parandalojnë dëmtimin oksidues që vjen me moshën.

Shafran i Indisë

11 Foods That Can Help You Look 10 Years Younger

Kjo bimë, e cila zakonisht gjendet në formë pluhuri, po bëhet gjithnjë e më popullore dhe ka një arsye për këtë. Karakteristikat e tij anti-kancerogjene, tretëse dhe anti-inflamatore e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer kur bëhet fjalë për erëzat. Ai gjithashtu ngadalëson procesin e plakjes, jep më shumë energji dhe ndikon në gjendjen shpirtërore kur jeni të stresuar. /abcnews.al/