Ushqimet që luftojnë depresionin!

schedule19:12 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 19:12 - 24 Dhjetor, 2020

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), depresioni është një sëmundje mendore e përhapur: trishtimi, vetëvlerësimi i ulët, ndryshimi i humorit, ankthi dhe mungesa e interesit janë të gjitha shenja të depresionit. Ky çrregullim mendor na prek pothuajse të gjithë ne, herë pas here, por mund të bëhet edhe kronik. Për të luftuar këtë gjendje, ne do ju tregojmë 5 ushqimet që duhet të hani.

  1. Tërshëra

Fibrat janë çelësi për të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak. Drithërat e shëndetshëm ekuilibrojnë nivelet e sheqerit dhe insulinës, të cilat mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme të karbohidrateve të thjeshta dhe sheqerit. Tërshëra është e pasur me fibra dhe ato ekuilibrojnë nivelet e glukozës ndërsa qetësojnë edhe sistemin tretës, duke rritur mirëqenien emocionale. Ato janë të pasura me vitamina B, të cilat janë thelbësore për funksionin e shëndetshëm të trurit dhe stabilitetin emocional.

  1. Arrat dhe Bajamet

Arrat trajtojnë depresionin sepse ato janë të pasura me acide yndyrore omega-tre, të cilat janë thelbësore për funksionimin e trurit. Studimet konfirmojnë se nivelet e ulëta të omega 3 çojnë në depresion. Gjithashtu, arrat përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën.

  1. Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë me radikalet e lira. Përveç kësaj, stimulon prodhimin e serotoninës në tru, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon kortizolin. Sigurohuni që çokollata të përmbajë të paktën 75% kakao!

  1. Bananet

Bananet janë të pasura me magnez dhe ato ndihmojnë në trajtimin e stresit, depresionit ose ankthit.

  1. Spinaqi dhe lakra jeshile

Ju duhen antioksidantë për të luftuar depresionin, dhe gjethet jeshile janë burimi më i mira i antioksidantëve. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në çlirimin e neurotransmetuesit dopamine, i cili përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore!/e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!