Një nga shenjat më të bezdisshme që një grua mund të vërejë në fytyrën e saj, pavarësisht nga mosha, janë rrathët e errët nën sy . Përveç fshehjes së tyre me korrektor dhe fondatinë, ka dhe mënyra tjera që i zhduk. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë ushqimet që duhet ta hani për të shpëtuar prej tyre.
Domate
Jo vetëm që janë të mbushura me antioksidantë, por domatet gjithashtu përmbajnë një përbërje të quajtur likopen, e cila u jep atyre ngjyrën e tyre karakteristike të kuqe. Likopeni vepron si mbrojtës i enëve të gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.
Kastraveci
Dioksidi i silikonit në tranguj mund të rrisë prodhimin e kolagjenit dhe përmbajtja e saj e lartë e ujit ju ndihmon të mbani të hidratuar, gjë që është shumë e rëndësishme për të luftuar plakjen dhe fryrjen e lëkurës, informon abcnews.al.
Farat e susamit
Farat e susamit mund të përmirësojnë simptomat e lodhjes, ndërsa ato përmbajnë vitaminë E e cila ndihmon në shikimin dhe shëndetin e syve në përgjithësi.
Manaferrat
Familja e manaferrave përmban antocianinë, një antioksidant që gjendet kryesisht në ushqimet vjollcë, blu dhe të zeza, i cili ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira të oksigjenit që shkatërrojnë qelizat dhe përshpejtojnë procesin e plakjes.
Shalqiri
Ashtu si domatet, shalqiri është plot me likopen, dhe gjithashtu është shumë hidratues për lëkurën./e.b-abcnews.al