Ushqimet që duhet të hani pas stërvitjes

schedule21:30 - 27 Nëntor, 2020

schedule 21:30 - 27 Nëntor, 2020

Aktiviteti fizik e bën imunitetin më të fortë që do të thotë se njerëzit që e kryejnë atë sëmuren më pak.

Nga fillimi në fund, përfitimet që merr njeriu nga aktiviteti fizik janë të larmishme, por i gjithë suksesi varet nga ajo që bëni, ose më saktë hani dhe pini, pas një stërvitjeje.

Frutat janë një burim i shkëlqyer karbohidratesh për të cilat ka nevojë trupi pas lodhjes.

Ekspertët sugjerojnë luleshtrydhet, avokadot, bananet, boronicat dhe kivit si më të mirat për t’i dhënë trupit mbështetje dhe forcë.

Sipas tyre, pas një stërvitje, trupi ka nevojë për magnez, të cilin mund ta gjeni tek barishtet, qumështi, bajamet, farat e susamit, avokado dhe salmoni i egër.

Një orë pas stërvitjes, organizmi kërkon karbohidrate cilësore dhe proteinë dhe sidomos pushim. l.k/abcnews.al