Armand Hasanpapaj, kuzhinieri shqiptar i vlerësuar si ndër më të mirët në Francë ka ndërmarrë një nismë të veçantë bashkë me nënën e tij, Fatimen. I riu nga Tropoja dhe e ëma kanë gatuar në mbështetje të refugjatëve.
Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Armandi tha se eventi i mbajtur në Lion është një mundësi jo vetëm për të ndihmuar emigrantët por gjithashtu për t’i prezantuar botës vlerat ushqimore tradicionale shqiptare.
“Festivali bëhet në Lion nga 2017, ku nga shtete të ndryshme gatuajnë receta për vende të ndryshme për të gjithë njerëzit që vijnë. Kjo nismë ka dy objektiva: e para, që të jemi pro dhe të ndihmojmë sa të mundemi refugjatët por gjithashtu dhe të hedhim dritë e të ngjisim sa më lart kuzhinën shqiptare.”, theksoi Armandi. /abcnews.al