Kateryna Yurko ndodhej në dyqan, kur një raketë goditi zonën pranë saj. Ajo dhe punonjësit e saj vrapuan menjëherë në bodrum, të frikësuara nga ndonjë shpërthim tjetër, shkruan CNN
Dyqani i Yurok është përballë rrugës, ku ndodhi shpërthimi i kullës televizive së Kievit, e cila u vu në shënjestër nga një sulm rus të martën, në të cilin humbën jetën 5 persona ndërkohë qindra mbetën të plagosur.
Të mërkurën në mëngjes, Yurko u rikthye në punë duke pastruar xhamin e copëtuar dhe mbeturinat. Shumica e mallrave të saj ishin dëmtuar. Ndërsa shumica e dyqaneve në kryeqytetin e Ukrainës janë mbyllur që nga fillimi i pushtimit, ajo e mbajti dyqanin të hapur sepse ka pjesë rezervë të makinave, vaj dhe gjëra të tjera të nevojshme.
“Nuk kam më frikë. E di që Ukraina do të fitojë”, tha ajo.
Yurko ka tre fëmijë dhe të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh, tha ajo. Ajo tregoi një video të vajzave të saj binjake 5-vjeç duke kënduar himnin kombëtar. Yurko tha se djali i saj, i cili është 18 vjeç, është vullnetar në Forcat e Mbrojtjes Territoriale, e cila është njësia ushtarake vullnetare e forcave të armatosura të vendit.
Yurko ka gatuar gjithashtu borscht(ushqim ukrainas) dhe kokteje molotov për njësitë e Mbrojtjes Territoriale.
“Dy gjërat më të rëndësishme që një grua ukrainase duhet të dijë është se si të bëjë borscht dhe molotov,” tha ajo, duke iu referuar bombave të prodhuara vetë, të njohura zakonisht si koktej molotov.
Yurko tha se ajo dhe miqtë e saj kanë prodhuar mijëra predha gjatë ditëve të fundit, duke përdorur deri në 2 ton benzinë.
/abcnews.al