USAID vazhdon mbështetjen për Kosovën

schedule10:59 - 25 Maj, 2023

schedule 10:59 - 25 Maj, 2023

Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, ka thënë se USAID-i do të punojë me Kosovën në zhvillimin e shërbimeve të reja digjitale për qytetarët.

Me rastin e prezantimi të aplikacionit “Diia” në Uashington, Power tha të martën se synojnë të ndërtojnë platforma inovative dhe të lehta për t’u përdorur.

“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë partnerët tanë të gjejnë mënyra për të përparuar në infrastrukturën publike digjitale. Jam e lumtur që USAID-i do të punojë me Kolumbinë, me Kosovën dhe me Zambinë, si fillim, për të eksploruar bashkëpunimet për çdo gjë, nga përmirësimi i sistemeve të tyre aktuale, te zhvillimi i shërbimeve të reja digjitale për qytetarët, te ndërtimi i platformave inovative dhe të lehta për t’u përdorur”, tha ajo.

Diia është aplikacion i zhvilluar nga Ukraina që lidh 19 milionë ukrainas me më shumë se 120 shërbime qeveritare, dhjetëra dokumente digjitale dhe e ka dalluar Ukrainën si një lider botëror në inovacionin e qeverisjes elektronike.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!