US Open/ Sinner në finale, tenisti italian konfirmon statusin si numri 1 në botë

schedule16:16 - 7 Shtator, 2024

schedule 16:16 - 7 Shtator, 2024

Pritet që t’i kalojë të gjithë patriotët e tij.

Jannik Sinner është një bekim për tenisin italian, siç po e tregon në US Open.

Numrit 1 të botës i mbetet edhe një hap deri në fitoren e titullit në Grand Slamin e fundit të vitit, trofe që do të ishte i dyti në karrierën e tij.

Gjysmëfinalja ndaj britanikut Jack Draper gjithsesi ishte më e vështirë sesa pritej, edhe pse Sinner e fitoi 3-0. Rezultati i seteve e tregon qartë: 7-5, 7-6 e 6-2!

Jannik mund të barazohet me të shquarin Nicola Pietrangeli që ka fituar dy Grand Slam në karrierë, “Rolland Garros” në Paris në 1959 e 1960.

Asnjë italian tjetër nuk ka fituar më shumë, madje gjithë të tjerët kanë nga një titull të tillë.

Sinner kaloi më herët rusin Daniil Medvedev duke arritur një sukses të lehtë, ndërsa rivalët e tij kryesorë, Djokovic dhe Alcaraz, u eliminuan shpejt.

Numri 1 i botës do të luajë finalen duke u gdhirë e hëna në Nju Jork ndaj vendasit, Tyler Fritz.

Amerikani arriti finalen e parë në karrierë pasi fitoi derbin ndaj patriotit të tij, Tiafoe.

Përballja në Arenën “Arthur Ashe” ishte shumë e fortë, dhe u deshën pesë sete për të përcaktuar fituesin.

Rezultati ishte 4-6, 7-6, 4-6, 6-4 e 6-1 për 26-vjeçarin shtatlartë që synon t’i japë një kënaqësi të madhe publikut vendas. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!