Uruguaj, kaos për marijuanën e ligjshme: Pak prodhim e shumë kërkesë

schedule11:48 - 27 Prill, 2018

schedule 11:48 - 27 Prill, 2018

Uruguaj është shteti i vetëm në botë që menaxhon shitjen e marijuanës së legalizuar për qytetarët e saj. Por ky vend po has një problematikë të madhe, pasi është rritur kërkesa, ndërsa prodhimi është shumë i pakët.

Pak prodhim, por shumë kërkesë. Në më pak se 9 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit që liberalizon marjuanën, Uruguaj kupton se ndodhet në vështirësi. Është rritur me 80% numri I të regjistruarve në listat speciale që lejojnë qasjen në 12 farmaci që kanë pranuar të shesin lëndën narkotike, të cilat menaxhohen drejtëpërdrejtë nga shteti. Llogaritet se për çdo 100 banorë të vendit të vogël amerikanojugor, 1 prej tyre është përdorues i marjuanës edhe për qëllime terapie. Sipas regjistrit zyrtar, numri i të autorizuarve për blerjen e lëndës narkotike është mbi 23 mijë.

Prej disa javësh janë verifikuar radhë të gjata deri në 4 pallate përpara farmacive të formuara nga burra dhe gra të çdo moshe, që presin turnin e tyre për të blerë 5 gramë marjuanë, që parashikohet me ligj. Pritja e tyre bëhet dhe më e gjatë për shkak të prodhimit të pakët të parashikuar me 4 ton në vit për të furnizuar mbi 8 mijë klientë. Por kjo sasi mbaron shumë shpejt. Në këtë mënyrë ka filluar dhe shpërndarja e numrave, që bëjnë të mundur prenotimin e sasisë së tyre të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, autoritetet pasi bënë legalizimin e marjuanës i frikësoheshin ndonjë sulmi të mundshëm nga ana e bandave të drogës. Por siç duket, problemi i tyre kryesor është furnizimi i klientëve. Uruguaj është vendi i vetëm në botë, ku shteti menaxhon shitjen e marjuanës dhe ku mediat tregojnë se si varion çmimi i saj.

Aktualisht 5 gram, që lejohet me ligj në një ditë, kushton 200 pesos ose e thënë ndryshe 6 euro. Sipas policisë, e gjithë kjo ka shkatërruar tregun e zi. Thuhet se bandat kriminale kanë provuar dhe të importojnë ilegalisht marjuanë nga Paraguaj, por klientët nuk e pëlqejnë atë për shkak të cilësisë së dobët edhe pse ajo kushton tre herë më pak se sa marijuana që shitet në farmaci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!