Uruguaj fiton në fund ndaj Egjiptit, falë golit të Himenezit

schedule16:02 - 15 Qershor, 2018

schedule 16:02 - 15 Qershor, 2018

Uruguaj e fitoi në fund ndeshjen ndaj Egjiptit në Kupën e Botës, duke u barazuar me pikë me Rusinë në krye të grupit A. Një përballje shumë e fortë në stadiumin e Shën Petersburgut u vendos në minutën e fundit me golin e shënuar nga Hoze Himenez.

Skuadra amerikanojugore pati epërsi dhe krijoi shumë raste për shënim, por ato u humbën nga sulmuesi kryesor, Luis Suarez. Gabimet e futbollistit të Barcelonës thuajse i kushtuan shtrenjtë Uruguajit, por për fat erdhi goli i Himenezit. Uruguajanët po ashtu goditën edhe shtyllën.

Egjipti nuk pati ndihmën e lojtarit kryesor, Mohamed Salah, i cili ishte i dëmtuar dhe e ndoqi ndeshjen nga stoli. Nëse sulmuesi i Liverpulit do të kishte qenë në fushë, rezultati i ndeshjes mund të kishte qenë tjetër.

Sot në Kupën e Botës luhen edhe dy ndeshje të tjera, Marok-Iran në orën 17:00 dhe Portugali-Spanjë në orën 21:00. /abcnews.al