Uruguai vajton një tjetër futbollist. Emiliano Cabrera është i treti lojtar në gjashtë muajt e fundit që i ka dhënë fund jetës.
27-vjeçari luante si mbrojtës i majtë dhe aktivizohej me Villa Teresa, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit vendas.
Shkaku i veprimit drastik nuk dihet, por mediet lokale shkruajnë se motivi lidhet me problemet familjare që ka pasur Emiliano kohët e fundit.
Ovacion raporton se i riu po kalonte momente shumë të vështira, ndërsa shokët e skuadrës kanë vendosur të grumbullojnë para për të paguar shpenzimet e ceremonisë mortore.
Më parë në Uruguai kryen vetëvrasje ish-sulmuesi Santiago Garcia dhe ish-mbrojtësi Williams Martinez. Ky i fundit luante te Villa Teresa bashkë me Cabrera. /abcnews.al