Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot se Bashkimi Europian ka nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
“Unë përgëzoj Moldavinë dhe Ukrainën për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Europian.
Rruga përpara do të jetë e vështirë, por plot mundësi,” tha ajo në platformën X.
Javën e kaluar, vendet anëtare të BE miratuan kuadrin e negociatave për pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllok.
/abcnews.al