Ursula von Der Leyen firmos me Ramën: 15 milionë euro për shkollat e dëmtuara nga termeti

schedule14:34 - 17 Shkurt, 2020

schedule 14:34 - 17 Shkurt, 2020

Në nisje të Konferencës së Donatorëve, Kryeministri Edi Rama ka firmosur me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen. Bëhet fjalë për marrëveshjen e grantit prej 15 milion euro që Komisioni Europian i jep Shqipërisë.

Shuma e dhënë nga Komisioni Europian është e dedikuar vetëm për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Konferenca e Donatorëve nisi në Bruksel pak minuta më parë dhe pritet të vazhdojë deri në orën 19:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!