Leo Messi ishte shkaku kryesor pse Sergio Aguero zgjodhi të luante me Barcelonën. Miku i tij i ngushtë u largua dhe ditën e djeshme u raportua që El Kun i ka kërkuar agjentëve të tij të zgjidhnin kontratën që firmosi muajin e kaluar me klubin katalanas.
Sulmuesi argjentinas ka firmosur për dy vite, por mohon zërat e largimit. Në të njëjtën kohë i dërgon urimet më të mira “pleshtit”. “Rrini të qetë, do të më keni këtu gjithë vitin“, shprehet Aguero në videon e mëposhtme.
https://streamable.com/48jc74
Messi organizoi në shtëpinë e tij darkën e lamtumirës mbrëmjen e kaluar, teksa ish-sulmuesi i Manchester City shkroi këto fjalë për të në postimin e bërë në Instagram. “Të uroj më të mirat, miku im. Dhe gjithmonë me këtë buzëqeshje“. /abcnews.al
View this post on Instagram