Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Urime për rizgjedhjen e papritur”, Meloni uron Ramën për fitoren: Evropa mund të mbështet sërish tek këmbëngulja e tij

schedule13:55 - 16 Maj, 2025

schedule 13:55 - 16 Maj, 2025

Në nisje të fjalës së saj në Samitin e BE në Tiranë, kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, uroi homologun e saj shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Ndër të tjera Meloni tha se ndihet e kënaqur që Evropa do të mund të mbështetet sërish te këmbëngulja e tij.

“Më lejoni të falenderoj Edi, jo se jetoj në protektorat, por për pritjen këtu dhe edhe se më ka bërë të ndihem shume e re në atë videon.

E uroj për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë. Jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.” tha Meloni

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!