Polemika të shumta në Kosovë, ku një ditë më parë u shpall kampione skuadra e Dritës. Gjilani u dha një dorë, me barazimin 2-2 kundër Gjilanit, ndërkohë që Gentian Mezani dhe Ismet Munishi janë në një mendje. Sipas tyre, vetëm skuadrat e tyre kanë luajtur drejt futboll.
Munishi, sigurisht ka stilin e tij dhe nuk mund të ngacmojë siç di vetë. Në “Facebook”, ku ai është shumë aktiv, nuk ngurron të “thumbojë” Dritën kampione. “ Urime diplomimi në shkencat matematikore, vetëm në këtë mënyrë mund të ju uroj titullin.

Kampion nuk është ai që fiton gjithqysh, kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë”, shkruan mes të tjerash Munishi, ndërkohë që nuk ka munguar edhe një replikë nga i zakonshmi Liridon Leci, i cili ka postuar një video të një afrikani, i cili thotë: “O Ismet, ta hangsha zemrën”.
Në videon e postuar nga Leci komentet janë të shumta, kryesisht në formë shakaje. Me siguri Munishi do t’i përgjigjet në vijim, sërish me stilin e tij… /abcnews.al

