“Urime babush”, Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen, Ermali dhe nusja e tij shkruajnë fjalët më të ëmbla

schedule12:35 - 16 Shtator, 2022

schedule 12:35 - 16 Shtator, 2022

Ikona e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen. Ai mbush 75 vjeç dhe në këtë ditë speciale nuk kanë munguar urimet nga personat më të afërt. Gruaja e Ermalit, Arjana ka publikuar një fotografi familjare ndërsa ka shkruar fjalët më të mira për vjehrrin e saj.

“Babush, urime ditëlindjen! Të uroj lumturi, dashuri dhe shëndet të plotë. Faleminderit për frymëzimin që na jep çdo ditë. Mos harroni të merrni nipërit dhe mbresat për fundjavë”, ka shkruar ajo. Dhe Ermali ka ndarë një foto të të atit duke e uruar publikisht.

“Urime ditëlindjen babush, i bofsh edhe 100 me shëndet e krejt të mirat në jetë. Të duam shumë.”, ka shkruar këngëtari. Ndërsa gruaja e tij, Nera ka shkruar: “Ti je gjysma ime më e mirë. Ti që mua mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës time. Ti që kurrë nuk më the “e ke gabim”.

Ti që pa ty nuk do të kishte vlera qenia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Faleminderit që ekziston.”

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!