Urim dhe ironi për rekordin e CR7, Batistuta: Është më e thjeshtë kur pushon

schedule17:45 - 23 Shkurt, 2020

schedule 17:45 - 23 Shkurt, 2020

Ronaldo ia doli t’i shënonte Spalit ditën e djeshme dhe kjo ishte rrjeta e 11-të radhazi e yllit të Juventusit në Serie A këtë sezon. Portugezi barazoi rekordin e Gabriel Batisutës (shënoi në 11 ndeshje radhazi me Fiorentinën në sezonin 1994/1995) dhe Fabio Quagliarellën, i cili e realizoi diçka të tillë sezonin e kaluar me Sampdorian.

Legjenda argjentinase ka reaguar duke uruar CR7. Në postimin e tij në Twitter nuk mungon edhe pak ironi, pasi sulmuesi i Juventusit pushoi në ndeshjen me Brescian, ndërsa Batigol gjeti golin në 11-të ndeshje radhazi 25 vite më parë.

Urime Cristianos për rekordin. E vetmja gjë që mund të them është që më duket më e thjeshtë ta realizosh duke pushuar“, shkruan Gabriel Omar Batistuta, një nga sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!