Urgjencat nukleare/ Ekipet e mjekëve përgatiten për raste sulmesh kimike e biologjike

schedule15:32 - 22 Mars, 2024

schedule 15:32 - 22 Mars, 2024

Një sulm kimik ka ndodhur…. Me veshje të posaçme dhe detektorë që zbulojnë  agjentin veprues  mjekë  të urgjencës kombëtare  ndërhynë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

Situata u  improvizua në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë.

Ashtu si Europa edhe Shqipëria pas pandemisë së Covid 19 po përgatitet për t’ju përgjigjur emergjencave me natyrë  kimike, biologjike apo nukleare.

“Është një sektor  shumë i rëndëishëm që na ka munguar  si pjesë e përgjigjes së urgjencës mjekësore. Nuk mund të themi asnjëherë se jemi të qetë që nuk kemi centrale bërthamore, rrezikun e kemi prezent se lëndë kimike transportohen në territorin e të gjithë Shqipërisë, lëndë kimike depozitohen në magazina të ndryshme lëndë kimike ndofta prodhohen edhe në ambjente të ndryshme prandaj mund të ndodhi  nga një moment në tjetërin”

220 mijë euro ka financuar Bashkimi Europian për të pajisur Urgjencën Kombëtare me veshje dhe materiale speciale  për ndërhyrje të tilla.

“Nuk është vetëm fakti i trajnimit, por dhe plotëismi me materialet, dhe aparaturat qe duhen për të bërë dekontaminim, identifikuar llojin e agjentit, a është kimik, biologjik  apo radioaktv. Duke evidentuar një gjë të tillë ne jemi në gjendje të bëjmë menjëherë  kontaminimin nga lënda, por mbi të gjitha  parashikojmë dhe llojin e trajtimit përmes antidotëve apo jo  në bazë të lëndës që ka shkaktuar këtë lloj aksidenti”

Mjekët dhe infermierët e trajnuar të parët do të shpërndajnë njohuritë tek kolegët në spitale të tjera.  Shqipëria në fund të këtij procesi do te këtë  Qendrën e Emergjencave Shkatërruese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!