Urgjencat e trurit/ Mjekët: Dhimbja e fortë e kokës, shenjë për atak celebral

schedule15:37 - 24 Tetor, 2024

schedule 15:37 - 24 Tetor, 2024

Një dhimbje të fortë koke që ndodh  papritur dhe shoqërohet me humbje të vetëdijes  konsiderojeni  urgjencë neurologjike dhe kërkoni ndihmë mjekësore.  Këshilla vjen nga mjekët neurologë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  të cilët po vërejnë shtim të  aksidenteve vaskulare cerebrale  ku  infarktet e trurit zënë rreth 80% të rasteve dhe  hemoragjitë rreth 20%.

“Urgjenca kemi shumë,  infarkte  nga 5,  7 deri 10,  herë më shumë hemoragji apo ishemi te trurit…   Një dhimbje e fortë  koke, e papritur, shoqëruar me humbje të vetëdijes apo episode të vjellash, e paprovuar më parë, është urgjencë neurologjike,  mund të fshihet malformacion i enëve të gjakut që mund të  shfaqë hemoragji që nuk është karakteristike vetem e moshave te treta, por e moshes se re.”

Ndryshe nga sa menodohet këto nuk janë problem vetem I të moshuarve. Diagnostikimi I vonë dhe shtimi I faktorëve të rrezikut shpesh të menaxhueshëm po I kthejnë shumë  persona mbi 40 vjeç në pacientë të mjekëve neurologë.

“Trend dhe tek mbi 40-45 vjeç numër më I lartë I kësaj moshe, pikërisht për shkak të diagnostikimit të vonshëm, të faktorëve të riskut dhe keqmenaxhimit apo jetesës jo të rregullt duke targetuar veten jo në risk për sëmundje cerebrovaksulare…   Faktorë që janë në dorë të individit,  hipertension arterial, fibrilacion arterial, diabeti e rrisin shumë incidencën dhe prevalencën. Ka dhe faktorë të tjerë, obezitet yndyrna, ngushtim apo zgjerim te enëve të gjakut.”

Aksidentet vaskulare cerebrale janë shkaku i dytë i vdekjeve dhe invaliditetit në të gjithë botën.  Tendenca në rritje e tyre ka bërë që  mjekët të  ndërmarrin fushata ndërgjegjësuese me qëllim modifikim e shkaqeve  që çojnë në  infarkte apo hemoragji të trurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!